
APK thirrje zyrtarëve ta deklarojnë pasurinë, paralajmëron për gjoba dhe kallëzime penale nëse se bëjnë
👁3544
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve që ende s’e kanë deklaruar pasurinë që ta bëjnë këtë, duke u rikujtuar se mund të përballen me pasoja ligjore, gjoba dhe kallëzime penale. Procesi përfundon më 31 mars. Në njoftimin e APK-së bëhet me dije se deri tani 6 mijë e 420 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë, e 1 mijë e 714 janë në proces e sipër. “Procesi i deklarimit të pasurisë ka filluar, më 1 dhe përfundon më 31 mars. Deri tani, 6420 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë, ndërsa 1714 janë në proces. Apelohen të gjithë zyrtarët që...
Burimi:
Joq-albania.com