9 Maj 2025
11:35
Telesport
Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, pas kualifikimit për në finale e Europa League, ka pranuar se është që tani i stresuar për ndeshjen e 21 majit në Bilbao, ku do të përballet me Tottenham.
“Djajtë e kuq” fituan 4-1 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në shtëpi ndaj Athletic Club luajtur në Old Trafford. Një trofe që do të jetë një “varkë shpëtimi” për dy ekipe që renditen në vendet 15-16 në Premier League.
Fituesi i Europa League do të kualifikohet direkt në Champions League sezonin e ardhshëm, duke i dhënë finales një rëndësi të madhe financiare. Amorim tha: “Jam i stresuar që tani për shkak të finales”.
“Nëse nuk e fitojmë, atëherë ku rrugëtim nuk do të thotë asgjë për ne. Jemi të lumtur që jemi kualifikuar kështu që le të shohim. Do të jetë një finale e madhe dhe ne do të përpiqemi të fitojmë”, tha Amorim.
“Është e vështirë të përshkruash se si është të jesh trajner i këtij klubi dhe dëshiron t’u japësh tifozëve diçka, sepse ne ishim shumë zhgënjyes në Premier League. Është më e pakta që mund të bëjmë për këta tifozë, për mbështetjen që na kanë dhënë në këtë sezon të vështirë”, tha Ruben Amorim.
