Alarm nga ish-ambasadori në Prishtinë: Zgjidhja për krizën nuk vjen nga Kushtetuta, por nga marrëveshja

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i ftuar në një intervistë  televizive, foli sot për ngërçin në Kuvendin e Kosovës, ku pas 28 seancash në total nuk është arritur ende konstituimi i Parlamentit.
Lidhur me këtë, ish-ambasadori tha se palët duhet ta zgjidhin krizën përmes një marrëveshjeje politike.
Ish-ambasadori tha se procesi me votim të fshehtë do të zgjasë akoma edhe shumë krizën në Kuvendin e Kosovës.
“Pa një marrëveshje politike mes palëve është e pamundur të ecet më tej. Zgjidhja nuk duhet të jetë ligjore, por politike”, theksoi ish-ambasadori.

 

 

Pjesë nga intervista
Nisida Tufa: Pse e do kaq shumë votimin e fshehtë Vetëvendosja, dhe pse kundërshtohet?
Qemal Minxhozi: Nuk duhet të kishim arritur tek kjo pikë. Duhet të ishte një votim i hapur për zgjedhjen e stafit drejtues të Kuvendit të Kosovës. Sepse është një proces gjithëpërfshirës ku kryetarin duhet ta kishte partia që ka marrë më shumë vota dhe 5 mandatet e tjera shpërndahen sipas grupeve të interesit, partive politike. Kërkesa e Vetëvendosjes vjen për shkak se mendojnë se mund të ketë individë në parti të tjera që duan ti japin zgjidhje ndryshe këtij procesi.
Unë mendoj se ky proces dhe në këtë mënyrë me votim të fshehtë, procesi do të zgjasë shumë. Pa një marrëveshje politike mes palëve është e pamundur të ecet më tej. Zgjidhja nuk duhet të jetë ligjore, por politike.
Jo cdo gjë Kushtetuesja ka një recetë për këto. Ajo po vihet në vështirësi sepse ka të bëhë me vakuum ligjor nuk ka një kohë sa herë duhet të shtyhet ky proces dhe kjo po përdoret nga VV.
Ka 3 javë që kërkesa është në gjykatën Kushtetuese dhe do të shprehet shumë shpejt për këtë. Kosova ende është një vend i brishtë me problematikë të madhe, po ti shtosh dhe këtë problem do të kemi situatë shumë të rëndë.