Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Abbiati “ngel në klasë” Milanin aktual: Në kohën time ishim një grup burrash dhe kampionësh të mëdhenj
👁6309
I intervistuar nga “SportWeek”, Christian Abbiati foli për Milanin e kohës së tij dhe atë aktual: “A është thjesht çështje lojtarësh? Mendoj se po, por nuk e njoh sa duhet Milanin aktual, ndaj nuk mund të gjykoj. Sidoqoftë, e njoh mirë Milanin e asaj kohe: një familje, duke filluar nga presidenti Berlusconi, pastaj Galliani e Braida, deri te ne lojtarët. Kalonim shumë kohë bashkë, duke formuar një grup burrash dhe kampionësh të mëdhenj. Ishim vërtet një bllok unik, që ecte plot besim në rrugën e vet. Ne kishim atë që quhet ‘mentalitet fitues’, hynim në fushë të sigurt se do...