Përfundon java e 32-të në Superiore/ Egnatia kryeson, Tirana në fund të tabelës

Këtë të hënë u zhvilluan dy ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e 32-të në Kategorinë Superiore, duke sjellë ndryshime në renditjen e kampionatit.
Egnatia ka konsoliduar pozitat në krye të tabelës me 58 pikë, duke u shkëputur me katër pikë nga ndjekësja më e afërt, Dinamo, e cila ka 54 pikë. Në vendin e tretë renditet Vllaznia me 52 pikë, ndërsa Partizani mban vendin e katërt me 47 pikë.
Elbasani pozicionohet në vendin e pestë me 43 pikë, ndërsa skuadrat e tjera janë në luftë për mbijetesë.
Renditja aktuale pas javës së 32-të:Egnatia – 58 pikëDinamo – 54 pikë
Vllaznia – 52 pikëPartizani – 47 pikëElbasani – 43 pikëTeuta – 34 pikëLaçi – 33 pikëSkënderbeu – 33 pikëBylis – 33 pikëTirana – 32 pikë
Me vetëm disa javë të mbetura nga përfundimi i sezonit, gara për titullin kampion dhe mbijetesën mbetet e hapur, me ekipet në fund të tabelës që po luftojnë për të shmangur rënien nga kategoria.