Ka nisur sot Kampionati Europian U-17, i cili këtë vit zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, me kuqezinjtë që marrin pjesë si vend organizator.
Ndeshja hapëse u zhvillua në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, mes Shqipërisë dhe Portugalisë, ku skuadra iberike dominoi duke fituar me rezultatin 0-4.
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të portugalezëve 0-1, pas një goli të shënuar me kokë nga Rafael Quintas në minutën e 36-të, pas një krosimi nga krahu.
Në pjesën e dytë, Portugalia e rriti ndjeshëm ritmin dhe thelloi rezultatin:
Minuta 65: Mide fitoi një penallti, pasi u ndal në mënyrë të parregullt nga Nuhaj. Ai vetë ekzekutoi saktësisht 11-metërshin për 0-2.
Minuta 82: Manuel realizoi golin e tretë pas një aksioni të bukur.
Minutat shtesë: Soares vulosi fitoren me golin e katërt për “luzitanët”.
Në orën 20:30, luhet edhe ndeshja tjetër e grupit, mes Francës dhe Gjermanisë, në “Elbasan Arena”.
Nis Europiani U-17 në Shqipëri/ Kuqezinjtë munden nga Portugalia në “Arenën Kombëtare”
