Brdariç: Vllaznia pret me padurim finalen, duam tifozë në krah…

Nesër finalja e ‘Final Four’ në ‘Arena Kombëtare’. Për titullin kampion të sezonit 2024/25, edicioni i 86-të; Vllaznia- Egnatia me fillim orën 20:00. Në konferencën për shtyp trajneri i kuqebluve, Tomas Brdariç tha se Vllaznia e tij e mbështetur nga tifozët janë gati për të fituar kampionatin e 10-të pas 24 vitesh pritje.

Brdariç:

Finalja…

“Kemi mbërritur në momentin më vendimtar të sezonit dhe gjatë këtyre ditëve jemi munduar të përgatitemi intesivisht. Skuadra është stërvitur rregullisht dhe shikoj tek gjithsecili besim e plotë se jemi gati për të dhuruar gjithcka në fushën e lojës. Jemi munduar t’i marim vetes maksimumin për tu shprehur sa më mirë në finalen e madhe të sezonit. Vllaznia ka merituar të jetë këtu dhe tashmë është detyrë e të gjithëve për të lumturuar një qytet që pret me padurim të shpërthej në festë”.

Egnatia?

“E kemi studiuar Egnatian, një rival që jemi ndeshur katër herë këtë sezon. Janë një skuadër me cilësi, fituesit në fuqi të kampionatit dhe natyrisht kanë vlersimin tonë maksimal. Ne jemi munduar ti studiojmë për të marrë masat e duhura në një përballje ku gabimet kushtojnë. Ne jemi koshient për vështirësitë që rezervon një finale por unë kam besim tek skuadra ime pasi besoj se kemi të gjithë potencialin për të qenë fitues”.

Mungesat?

Në finale nuk do të kemi në dispozicion mesfushorin Ardit Deliu dhe portierin Kristi Qarri, të cilët janë të dëmtuar. Në një finale na duhet ndihma e gjithkujt dhe natyrisht gjej rastin të ftoj çdo tifoz që të vij në stadium dhe të mbështesë Vllazninë. Jam i bindur se duke ecur bashkë jemi më të fortë drejtë qëllimit për të rikthyer në Shkodër titullin kampion pas 24 vitesh pritje”.

Vazhdo leximin