Do të dorëzohet kërkesa me nënshkrime nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për anulimin e vendimit të shtrenjtimit të energjisë elektrike për 16.1 për qind si dhe anulimin e vendimit tjetër për detyrimin e 1300 kompanive për të dalë në tregun e hapur.
“Si deputetë nënshkrues do të kërkojmë, të hënën do e dorëzojmë një kërkesë tek ZRRE për anulimin e dy vendimeve. Anulimin e vendimit për të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e energjisë elektrike e cila ka rezultuar në ngritjen e çmimit të energjisë në 16.1 për qind në mënyrë që të parandalojmë një valë të re të inflacionit dhe gjithashtu vendimin tjetër për detyrimin e 1300 kompanive për të dal në tregun e hapur kinse në tregun e lirë e konkurrues i cili nuk ekziston në Kosovë.”
Bajrami tha se nenshkrimin e kesaj kerkese e refuzuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, por jo edhe nga ata të PDK-së, AAK-së dhe Nismës qe jane shprehur te gatshem per bashkepunim.
“Bëra përpjekje që t’i marr nënshkrimet edhe të deputetëve të LVV mirëpo nuk pat mbështetje nga ana e tyre, thjesht u refuzova. Po tentoj që të përfshirë sa më shumë deputetë në mënyrë që t’i jap rëndësi kërkesës tonë dhe ZRRE të mund të mbështetet në kërkesën e deputetëve deri më tani kam marr përkrahjen e PDK-së, AAK-së ishin deputetët e Nismës që e nënshkruan kërkesën.”
Vendimi per shtrenjtimin e energjise elektrike ne Kosove hyri en fuqi me 1 maj, duke vene ne veshtiresi qytetaret dhe bizneset.
Deputetët e Kuvendit, shkresë kundër vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovë
