De Bruyne: Te City do të pendohen që më lanë të ikja, jam ende në formë të mirë

5 Maj 2025

8:59

Telesport

Manchester City arriti të fitojë 1-0 ndaj Wolverhampton në ndeshjen e fundit në Premier League falë një goli të Kevin de Bruyne. Kjo bëri që tifozët të këndojnë për mesfushorin belg, që do të lërë klubin në fund të sezonit, pasi i skadon kontrata.
Një gol me peshë, pasi thuajse i dha kualifikimin skuadrës së “citizens” në Champions League sezonin tjetër. Turne që 33-vjeçari nuk do ta shijojë, pasi do të largohet me keqardhje që në klub askush nuk donte më të besonte tek ai.
“Fatkeqësisht askush nuk e di se çfarë na pret në të ardhmen. Jam në formë dhe kam treguar se ende mund të luaj këtu, përndryshe nuk do të bëja atë që kam bërë për katër ose pesë javët e fundit”, tha De Bruyne.
“Shumë nga shokët e mi të ekipit më kanë folur, ata janë gjithashtu të trishtuar që duhet të largohem. Por kjo është jeta dhe mënyra se si po luaj është mënyra e duhur. Po përpiqem të luaj sa më mirë që mundem”, tha 33-vjeçari belg.
Në fund, de Bruyne u çon një mesazh tifozëve të tij: “Më ka mbetur edhe një ndeshje këtu, më vjen keq. Po përpiqem të bëj punën time si gjithmonë dhe mendoj se e kam bërë. Jam krenar për atë që po bëj“.