Valverde shpëton Realin në minutat e fundit, madrilenët mbajnë gjallë shpresat për titullin

20 Prill 2025

22:55

Telesport

Real Madrid ka fituar 1-0 në “Santiago Bernabeu” ndaj Athletic Bilbao, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të në La Liga. Madrilenët vinin nga eliminimi në mesjavë në Champions nga Arsenal dhe sonte iu duhej me patjetër fitorja për të mbajtur shpresat gjallë për titullin kampion.
Një paraqitje shumë e dobët e madrilenëve. Në minutën e 80-të, Vinicius Junior do të gjente golin, por ndërhyn VAR, arbitri sheh rastin në ekran dhe vendos ta anulojë për pozicion jashtë loje.
Goli i fitores për madrilenët do të vinte në minutën e 93-të, ku Federico Valverde dërgoi topin në portën e mbrojtur nga Unai Simon me një goditje të fuqishme. SHIKOGOLIN
Edhe pse me shumë vuajtje, Reali merr një fitore shumë të rëndësishme, duke ruajtur kështu distancën me 4 pikë nga vendi i parë që mbahet nga Barcelona dhe duke shpresuar që katalanasit të bëjnë hapa fals në 6 ndeshjet e mbetura.