Në një intervistë ekskluzive për “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni është rikthyer te barazimi 2-2 me Bayern Munich, që iu dha kualifikimin zikaltrëve në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve: “Ishte një nga netët më të bukura që kam përjetuar me Interin. Para ndeshjes të gjithë mendonin se kualifikimi i Bayernit ishte i sigurt, madje bavarezët shiheshin si një prej skuadrave favorite për fitoren finale. T’i eliminosh ata do të thotë që je vërtet një skuadër e madhe.
Fjalët e Lautaros për ko*et e mëdhaja? Po, i kemi të tilla. Por mbi të gjitha, ne jemi ata që besojmë më shumë te vetja. Përtej perceptimit që kanë të tjerët për Interin, këtu brenda ka shumë besim. E dimë që, si individë ndoshta nuk jemi më të mirët, por së bashku mund t’iu bëjmë dëm të gjithëve”.
Të riprovosh pas finales së Stambollit është një shtysë më shumë?Po, sepse karrierat tona nuk janë të pafundme dhe kush e di sa herë do të kemi mundësinë të luajmë një gjysmëfinale të Champions-it. Është një rast që duhet kapur. Duam t’i rikthejmë emocionet e Stambollit, por këtë herë nga ana tjetër… Do bëjmë gjithçka që kjo të bëhet realitet. Dhe nuk është e mirëqenë që kemi mbërritur deri këtu, mes katër më të mirëve. Po përhapet pak ky mendim, por s’duhet. Nuk ndodh shpesh që një skuadër italiane të arrijë këtu. Ne po punojmë prej katër vitesh, pa ndalim. 20 ditë në verë nuk janë pushime të vërteta…
Çfarë ka të veçantë ky Inter?Ka shumë cilësi, shumë teknikë. Askush në këto vite nuk na ka ushtruar presion si Bayerni, por si në vajtje, ashtu edhe në kthim dolëm shumë mirë, me topin në këmbë, duke i krijuar probleme një skuadre të jashtëzakonshme. Ka dëshirë për të vuajtur të gjithë së bashku, edhe sulmuesit, por edhe luajmë bukur.
Si ndalet Barcelona?Nuk e di, sepse në Europianin e fundit nuk shkoi shumë mirë… (qesh) Barcelona ka një identitet të qartë, ndoshta lë ndonjë hapësirë, por ndaj saj duhet të mbrohemi si skuadër. Kemi përballuar tashmë anësorë të mëdhenj: së fundi Olise dhe Sané të Bayernit, ndërsa në grup ata të Arsenalit. Duhet përqendrim 100% dhe formë fizike maksimale. Vetëm kështu mund t’i vendosim në vështirësi katal;anasit.
Çfarë e bashkon këtë Inter me atë të tripletës historike?Na bashkon dëshira për të vuajtur. Më kujtohet Samuel Eto’o që kthehej si mbrojtës krahu, sot atë punë e bëjnë Lautaro dhe Thuram. Kemi të njëjtën aftësi për të qëndruar të bashkuar në vështirësi, për të goditur kur duhet dhe kuptuar lojën brenda lojës.
Bastoni: Duam t’i rikthejmë emocionet e Stambollit, por kësaj here nga ana tjetër…
