22 Nëntor 2025
21:33
Telesport
Mesa duket pushimi për shkak të ndeshjeve kombëtare, i ka bërë mirë Napolit. Kampioni në fuqi i Italisë po fiton 3-0 ndaj Atalantës në pjesën e parë në “Diego Armando Maradona”, e ndeshje e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.
Protagonisti kryesor i 45 minutave të para ishte padyshim David Neres, braziliani shënoi dy gola. Goli i parë erdhi në minutën e 16-të, pas mori një pasim nga rasmus Hojlund, Neres futet bukur në zonë dhe dërgon topin në rrjetë me një goditje të lehtë me të djathtën.
Goli i dytë erdhi në minutën e 38-të, pas pasimit të marrë nga Scot McTominay, Neres shkund rrjetën me një goditje të fuqishme brenda zonës. Noa Lang trefishoi shifrat për Napolin me golin e tij në fund të pjesës së parë. Holandezi shënoi me kokë pas krosimit të Di Lorenzo.
SHIKOGOLAT
