22 Nëntor 2025
19:54
Telesport
Dinamo-Elbasani është padyshim kryesfida e javës së 12-të në Abissnet Superiore. Në ndeshjen që po luhet në “Air Albania”, pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1.
Dinamo rrezikoi e para me Qefaliajn në minutën e 12-të, por goditja e mesfushorit përfundon mbi traversë. Në minutën e 20-të, ishte sërish Klevi Qefalija që pë provon të gjejë golin nga goditja e dënimit, por topi përfundon jashtë. Në minutën e 31-të, Dejvi Bregu provon të befasojë nga distanca, por goditja e tij ndalet pa problem nga Janacek.
Në minutën e 33-të, pas një aksioni të bukur të verdhebluve, Loukili futet bukur në zonë dhe asiston për Blaise Tsague, sulmuesi kamerunas dërgon topin në rrjetë.
Barazimi i Dinamos do të vinte në minutën e 43-të, ku Dejvi Bregu u tregua i saktë nga penalltia, e fituar pas një faulli të portierit Janacek ndaj Florenc Farruku, i futur në vend të Bernard Berishës, i dëmtuar. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
