Në një epokë ku teknologjia po ecën përpara më shpejt se kuptimi njerëzor, eksperti i IT-së Erikleo Çepa solli në “Aldo Morning Show” zhvillimet më të fundit që po tronditin botën moderne.
Nga robotët që lëvizin si njerëz e deri tek çipat që synojnë të ringjallin funksione të trurit, Çepa zbuloi për audiencën se sa pranë jemi tashmë kufijve që dikur konsideroheshin fantazi shkencore.
Përballë këtyre arritjeve, pyetja e madhe që ngrihet është: a po e sfidon apo po e luan njeriu rolin e Zotit?
Aldo: Teknologjia ecën përditë. Ajo që ne mendojmë si të re dhe që e dimë befas është bërë e vjetër sepse kanë ndryshuar gjërat. Ndër përditësimet e teknologjisë çfarë ka diçka të re që ne na trondit dhe na mahnit.
Erikleo Çepa: Arritja e Elon Musk që për herë të parë arriti që të bëjë një robot që arrin të lëvizë si njeri. Sekreti i Zotit ka qenë tek gjymtyrët, por Musk e zbuloi dhe bëri një robotët të lëvizin tamam si njerëz, saqë nuk e kupton. Nga kjo arritje kaq e madhe njerëzit mendonin se ishte një njeri i maskuar si robot, saqë kompania e Elon Musk, arriti që të zbërthente robotin dhe t’i tregonte publikut që ishte robot.
Aldo: Kanë nxjerrë dhe robotë që luajnë futboll?
Erikleo Çepa: Po ke dhe të tillë robotë. Tani Kina është 300 vjet para gjithë botës. Kina ra automatizuar robotët e parë që të gatuajnë 200-300 pjata në orë.
Aldo: Çfarë thua?! Po kjo puna e trurit, se deri tek zemra e dimë që zëvendësohet, por të zëvendësosh trurin?!
Erikleo Çepa: Kjo është një pyetje e madhe që po bëjnë njerëzit. Por, teknologjia ka arritur që vetëm nga një çip bashkëngjitjet me një teknologji sa një mikrotelefon dhe vendos tek pjesa e trurit. Nëse ajo gjallesë apo njeri ka vdekur, ajo e jep një shtysë, elektrizim dhe e ngjall atë trup me të njëjtat kujtesa në të njëjtën orë që vdiq.
Aldo: Me këtë që ti po thua ne po zëvendësojmë Zotin!
Erikleo Çepa: Po luajmë me rolin e Zotit! Po!
