Babai i vëllezërve Xhaka, Ragipi: Ju jeni krenaria ime

Babai i vëllëzerve Granit e Taulant Xhaka ka mbajtur një postim në rrjetet sociale, duke vlerësuar dy djemtë e tij futbollistë, sidomos Granitin, që e cilëson liderin dhe kapitenin e tij. mesazhi i babait të vëllezërve futbollistë është emocionues. Ai vjen në një moment të vështirë për Granitin, kur tifozë të caktuar dhe grupe tifozësh në Kosovë e fërshëllyen atë për disa deklarata që kishte dhënë në mediat sportive zvicerane. Publiku i gjerë i ka dalë në mbrojtje Granitit, duke kritikuar sjelljen e tifozëve që bënë një shfaqje të pahijshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, një sjellje që e bëri lojtarin të ndihej keq.
Por babai i Xhakës ëhstë treguar i kujdesshëm në qëndrimin e tij, ai vetëm ka lavdëruar dy djemtë dhe veçanërisht Granitin. “Lideri dhe kapiteni im, Granit. Çdo hap që kam hedhur nga Kosova deri në Zvicër, çdo vendim që kam marrë, e kam bërë duke menduar për ty dhe për Taulantin. Pse? Sepse desha që ju të rriteni të drejtë, të ndershëm, të fortë dhe të paepur. Desha t’ju mësoj të përballeni me çdo sfidë dhe çdo sakrificë, dhe ju e keni bërë këtë me nder e me karakter. Jam krenar, biri im. Desha që ta donit veten, familjen dhe atdheun e të parëve tanë dhe ju e bëni këtë çdo ditë. Ju mësova si luftohet e si qëndrohet përballë më të këqijve, dhe sa herë ua solli jeta beteja të vështira, ju u ngritët më të fortë. Sa herë që dikush nuk ju ka dashtë, ju keni falenderuar.#
Dhe në fund, ju prapë ju kanë dashtë sepse zemra e madhe fiton gjithmonë. Për gjithçka që jeni dhe gjithçka që keni bërë, unë jam krenar pa masë me ju. Ju jeni dhe do të mbeteni dy zemrat e krenarisë sime. Me shumë dashuri, Babi”, shkruan Ragip Xhjaka në mesazhin e tij të përcjellë në rrjetet sociale. Padyshim që ky status i tij është përtej qëndrimit si prind e familjar, ai është një kundërpërgjigje për ata tifozë që fërshëllyen Xhakën, duke harruar qëndrimet e tij prej patrioti në çdo jerm që iu dha mundësia.