Armando Broja e ka lënë pas dëmtimin e pësuar në ndeshjen Shqipëri-Angli, ndërsa këtë gjë e konfirmoi trajneri Skot Parker. Në konferencën për shtyp ai pohoi se Broja nuk ka pasur shqetësime dhe është stërvitur me ekipin.
Në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Anglisë, krahas humbjes lajmi i keq ishte dëmtimi i sulmuesit Armando Broja, i cili nuk mundi ta vijonte dot përballjen. Të gjithë u shqetësuan për gjendjen e tij, por fatmirësisht nuk ishte diçka serioze dhe këtë gjë e ka konfirmuar trajneri i Burnley Scott Parker në konferencën për mediat.
“Shpresoj se Armando do të jetë gati për fundjavë. Gjithçka që ka ardhur duket se është shumë pozitive. Ka qenë në fushë dje dhe sot, të shohim si do të reagojë nesër. Por, për momentin duket mirë. Jam i kënaqur që lëndimi nuk ka sjellë ndonjë shqetësim tjetër sepse është lojtar i nivelit të lartë”, përfundoi tekniku.
Burnley do të përballet me Chelsean në shtëpi të shtunën, skuadër nga e cila transferoi lojtarin kuqezi. Aktualisht gjendet pranë zonës së ftohtë dhe një tjetër humbje do ti vendoste edhe më tepër në rrezik për rënien nga kategoria, megjithëse është ende herët për të folur. Në 5 ballafaqimet e fundit mes tyre, Burnley nuk ka asnjë fitore përballë Chelsea, që është një ndër skuadrat që po kalon një formë të mirë në Premier League.
Lajm i mirë/ Broja e la pas dëmtimin, pritet të grumbullohet për ndeshjen e fundjavës
