Shorti i “play off”-it europian për Kupën e Botës 2026 ka vendosur përballë Poloninë me Shqipërinë, një një duel i zjarrtë. Për të hedhur më shumë dritë mbi atë që na pret më 26 mars 2026 në transfertën polake, po “rrëmojmë” në histori, por edhe aktualitet, përmes “Transfermark”, tduke e kundruar këtë sfidë përmes statistikave interesante dhe mjaft domethënëse.
Profili i kombëtarevePoloniaMosha mesatare: 27.6 vjeçRenditja në FIFA: Vend i 31-tëVlera totale e skuadrës: 166.40 milionë €Trajner: Jan Urban, 63 vjeç, emëruar më 16.07.2025Efektiviteti si trajner i Polonisë: 1.63 pikë për ndeshjeLojtari me më shumë vlerë në treg: Jakub Kiwior –25 milionë €
ShqipëriaMosha mesatare: 27.9 vjeçRenditja në FIFA: Vend i 63-tëVlera totale e skuadrës: 88.20 milionë €Trajner: Sylvinho, 51 vjeç, në detyrë që prej 02.01.2023Kontrata: Deri më 31.12.2025Efektivitet si trajner i kuqezinjve: 1.49 pikë për ndeshje
Bilanci i Sylvinhos ndaj Polonisë:Ndeshje: 2Fitore: 1Barazime: 0Humbje: 1Efektiviteti ndaj polakëve: 1.50 pikë për ndeshjeLojtari me më shumë vlerë: Armando Broja –14 milionë €
Historiku i golashënuesve në këtë përballjeEdhe pse sfidat mes dy kombëtareve kanë qenë të ashpra dhe shpesh të mbyllura, disa emra kanë lënë gjurmë me golat e tyre:Maciej Żurawski (Polonia) – 2 golaKarol Świderski (Polonia) – 2 golaMirlind Daku (Shqipëria) – 1 golJasir Asani (Shqipëria) – 1 golRefik Resmja (Shqipëria) – 1 golSokol Kushta (Shqipëria) – 1 gol
Një duel i barabartë në rritje:Shqipëria e Sylvinhos ka treguar progres të qëndrueshëm dhe e njeh mirë kundërshtarin, duke e mposhtur Poloninë 2–0 në Tiranë në vitin 2023. Nga ana tjetër, Polonia ka një vlerë më të madhe të lojtarëve në total, në tregun e sotëm të futbollit, dhe traditë të konsoliduar europiane, duke e bërë këtë sfidë një nga më të balancuarat e fazës së “play off”-it.
Diferenca në vlera financiare, renditje FIFA dhe eksperiencë e vendosin Poloninë favorite në letër, por statistikat e Sylvinhos ndaj saj dhe energjia e kuqezinjve tregojnë se përballja do të jetë e hapur dhe vendimtare.
Në mars, gjithçka do të vendoset në fushë. Poloni-Shqipëri, një duel që premton emocione, histori dhe një “biletë të artë” drejt finales së “play off”-it, ku do të gjejnë fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi, në rrugën drejt Botërorit 2026. Më poshtë janë të gjitha detajet e ndeshjeve mes dy kombëtareve, Poloni dhe Shqipëri, ndeshje zyrtare dhe miqësore:
Sezoni
Kompeticioni
Lloji i ndeshjes
Data
Kombëtarja pritëse
Rezultati
Kombëtarja udhëtuese
22/23
Grupi E
10/09/2023
Shqipëria
2:0
Polonia
22/23
Grupi E
27/03/2023
Polonia
1:0
Shqipëria
20/21
Grupi I
12/10/2021
Shqipëria
0:1
Polonia
20/21
Grupi I
02/09/2021
Polonia
4:1
Shqipëria
07/08
–
27/05/2008
Polonia
1:0
Shqipëria
04/05
–
29/05/2005
Polonia
1:0
Shqipëria
88/89
Grupi 2
15/11/1989
Shqipëria
1:2
Polonia
88/89
Grupi 2
19/10/1988
Polonia
1:0
Shqipëria
84/85
Grupi 1
30/05/1985
Shqipëria
0:1
Polonia
84/85
Grupi 1
31/10/1984
Polonia
2:2
Shqipëria
70/71
Grupi 8
12/05/1971
Shqipëria
1:1
Polonia
70/71
Grupi 8
14/10/1970
Polonia
3:0
Shqipëria
53/54
–
29/11/1953
Shqipëria
2:0
Polonia
49/50
–
01/05/1950
Shqipëria
0:0
Polonia
49/50
–
06/11/1949
Polonia
2:1
Shqipëria
Bilanci i përballjeve është dukshëm në favor të polakëve, me 10 fitore, 3 barazime dhe 2 disfata të tyre ndaj kuqezinjve tanë. Sa i takon golaverazhit, edhe ai anon nga Polonia. 10 gola kanë shënuar në të gjitha përballjet kuqezinjtë tanë, kundrejt dyfishit të polakëve, 20 gola.
