Shorti i “play off”-it, Shqipëria rigjen Poloninë, Kosova përballë Sllovakisë

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në fazën play off këtë të enjte pas shortit të hedhur në Zyrih.
Kuqezinjtë do ta luajnë ndeshjen e parë kundër Polonisë, një kundërshtari të cilën e mundëm dy vite më parë për të përsëritur arritjen e kualifikimit historik në Euro 2024.

Nëse Shqipëria kalon përballë Polonisë, atëherë kundërshtari ynë në finale do të jetë fituesi i sfidës Ukrainë-Suedi.
Fati nuk i buzëqeshi kuqezinjve sa i përket fushës, pasi si në gjysmëfinale, ashtu edhe në rastin e një kalimi të mundshëm në finale, Shqipëria do t’i luajë të dyja ndeshjet si mike.
Nga ana tjetër, Kosova u shortua me Sllovakinë. “Dardanët” gjithashtu do ta luajnë ndeshjen e parë jashtë, por në rast kualifikimi në finale, Kosova do të presë në Prishtinë fituesin e sfidës Turqi-Rumani.
Në sfidat e tjera, Italia do të presë Irlandën e Veriut dhe nëse do të fitojë, do të udhëtojë në fushën e fituesit Uells-Bosnje & Hercegovinë.
Maqedonia e Veriut luan kundër Danimarkës në Kopenhagë dhe fituesi do të luajë jashtë në fushën e fituesit Rep. Çeke-Irlandë.
Gjysmëfinalet do të luhen më 26 mars dhe finalet pesë ditë më vonë.
Gjithashtu u hodh shorti dhe për play off-in ndërkontinental, të cilat u ndanë: Fituesi i Kaledonia e Re / Xhamajka – R.D. Kongo dhe Fituesi i Bolivi / Surinami – Irak.

SHORTI:
Play off-i europian:
Gjysmëfinalet –
Itali – Irlandë e Veriut
Ukrainë – Suedi
Turqi – Rumani
Danimarkë – Maqedoni e Veriut
Uells – Bosnje & Hercegovinë
Poloni – Shqipëri
Sllovaki – Kosovë
Republika Çeke – Irlandë
Finalet-
Fituesi Itali / Irlandë e Veriut – Fituesi Uells / Bosnje & Hercegovinë
Fituesi Ukrainë / Suedi – Fituesi Poloni /Shqipëri
Fituesi Turqi / Rumani – Fituesi Sllovaki / Kosovë
Fituesi Danimarkë / Maqedoni e Veriut – Fituesi Republika Çeke / Irlandë
Play off-i ndërkontinental:
Fituesi i Kaledonia e Re / Xhamajka – R.D. Kongo
Fituesi i Bolivi / Surinami – Irak
***
Ka nisur ceremonia e shortit të fazës “play off”. Shqipëria, Kosova dhe kombëtaret e tjera, presin të mësojnë kundërshtarët e muajit mars.
16 skuadra garojnë për 4 vendet e fundit nga zona europiane.

NDARJA E VAZOVE

Vazo 1: Italia, Danimarka, Turqia, Ukraina
Vazo 2: Polonia, Uellsi, Çekia, Sllovakia
Vazo 3: Shqipëria, Irlanda, Bosnje-Hercegovina, Kosova
Vazo 4: Suedia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut

Sistemi i ndeshjeve

Gjysmëfinalet zhvillohen me një ndeshje të vetme dhe skuadrat e vazos 1 dhe 2 do ta luajnë ndeshjen në fushën e tyre, çka do të thotë se Kombëtarja shqiptare do të luajë në transfertë.
Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 26 mars, ndërsa finalet më 31 mars 2026. Fituesit e gjysmëfinaleve kalojnë në finalen e play-off-it përkatës. Për çdo finale play-off, shorti përcakton paraprakisht se cili fitues i gjysmëfinales do të luajë në shtëpi.

Si funksionon “play off”

Sot hidhet shorti i fazës play-off për Kupën e Botës 2026, ku Kombëtarja shqiptare mëson kundërshtarin e gjysmëfinales si edhe rivalin e mundshëm për finalen e grupit që siguron një vend në Botërorin 2026.
Shqipëria në shortin e play-off-it do të jetë e pozicionuar në vazon 3, së bashku me Irlandën, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën.
Struktura e shortitNë total janë 16 skuadra që marrin pjesë në fazën play-off dhe ato ndahen në katër vazo, sipas renditjes së FIFA-s dhe kritereve të përcaktuara nga UEFA dhe FIFA. Shorti do të përcaktojë tetë gjysmëfinalet dhe katër finalet e mundshme, të cilat do të luhen në mars 2026.
Ekipet e vazos së parë do të ndeshen me ekipet e vazos së katërt, ndërsa ekipet e vazos së dytë përballen me ekipet e vazos së tretë.
Shqipëria do të përballet me një nga skuadrat e vazos së dytë: Poloninë, Uellsin, Çekinë ose Sllovakinë.