Shqipëria ka mbajtur gjallë ëndrrën e saj për një kualifikim historik në Botëror, duke siguruar praninë në fazën play-off kontinentale për të siguruar një vend në aktivitetin e vitit të ardhshëm. Këtë të enjte, në Zyrih, kuqezinjtë do të mësojnë rrugëtimin e tyre me sfidën gjysmëfinale dhe më pas finalen e mundshme. Por vetëm për ta kjo fazë do të jetë një “mister” i madh.
Rezulton se në fazën play-off për Europën janë 16 skuadra dhe mes tyre vetëm Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë pjesëmarrëse në një play-off kontinental për të siguruar praninë në Europian apo në Botëror. Për shembull Maqedonia e Veriut me Kosovën e përjetuan një gjë të tillë në kualfikueset e Euro 2020, me maqedonasit të cilët ishin ata që fituan ndaj “Dardanëve” dhe më pas Gjeorgjisë duke prerë biletën për në fazën finale të turneut.
Ashtu si ata, të gjitha ekipet e tjera kanë qenë të pranishme, duke fituar apo humbur në ndeshje të tilla gjatë historisë së tyre. Por për Shqipërinë, kjo është pjesëmarrja e parë në një fazë play-off të turneut dhe padyshim mungesa e eksperiencës për të përballuar trysninë që ajo mbart, mund të jetë një handikap i rëndësishëm për ekipin në rrugëtimin drejt realizimit të ëndrrës së Botërorit.
Shqipëria dhe ëndrra e Botërorit/ Kuqezinjtë janë të vetmit që…
