Kosova e drejtuar nga Franco Foda ka marrë një fitore të jashtëzakonshme 0-2 në Ljubljanë ndaj Sllovenisë, e vlefshme për kualifikueset në grupin B. Dardanët gjetën golin që në minutën e 6-të me Fisnik Asllanin.
Pasi mori një top nga Mërgim Vojovda, Asllani tregoi gjithë klasin e tij dhe shënoi një gol tejet të bukur, duke dërguar topin në portën e mbrotjur nga Jan Oblak. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Dardanët.
Në fillim të pjesës së dytë, Sllovenia mbetet me 10 lojtarë, pasi i sapofuturi në fushë Petar Stojanovic, merr dy kartonë të verdhë në pak minuta.
Në minutën e 64-të, Kosova dyfishoi shifrat falë një autogoli. Pas një topi të gjatë të Florent Muslija, ishte Žan Karničnik që e dërgoi atë gabimisht në portën e tij. Rezultati final, Slloveni-Kosova 0-2.
SHIKOGOLAT
Në sfidën tjetër të këtij grupi, Zvicra fitoi 4-1 ndaj Suedisë në sfidën e luajtur në Gjenevë. Helvetët kaluan të parët në avantazh me Embolo 12′, suedezët barazuan shifrat me Nygren 33′. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Në pjesën e dytë, Zvicra shënoi edhe dy herë të tjera. Ishte Granit Xhaka që u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 59-të, e fituar pas një faulli ndaj Emboli në zonë. Dan Ndoye shënoi golin e tretë në minutën e 75-të, pas asistit të Ruben Vargas. Johan Manzambi vulosi fitoren 4-1 të Zvicrës me golin e tij në kohën shtesë.
SHIKOGOLAT
Situata në grupin B:
1. Zvicër 13 pikë2. Kosova 10 pikë3. Sllovenia 3 pikë4. Suedia 1 pikë
Ndeshjet e fundit janë: Koosvë-Zvicër dhe Suedi-Slloveni. Vendi i parë është i pamundur për Kosovë, sepse i duhet një fitore me shumë gola diferencë ndaj Zvicrës, por vendi i dytë është i sigurt.
Kosova shkruan historinë, fiton në Slloveni dhe siguron biletën për në play-off (video)
