Gola dhe spektakël nga Spanja në Tbilisi. Turqia, Austria dhe Uellsi bëjnë detyrën (video)

Kanë përfunduar 4 nga ndeshjet e sotme kualifikuese për Kupën e Botës 2026, për zonën e Europës. Në grupin E, Spanja ka fituar në transfertë 0-4 ndaj Gjeorgjisë, në sfidën e luajtur në “Dinamo Arena” në Tbilisi.
Spanja kaloi e para në avantazh që në minutën e 10-të, me Mikel Oyarzabal nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës.
Në minutën e 21-të, Martin Zubimendi dyfishon shifrat, pas një asisti të bukur të marrë nga Fabian Ruiz. Ferran Torres shënoi golin e tretë në minutën e 35-të, pas një kombinimi të bukur mes Ruiz dhe Oayarzabal, ndërkohë që sulmuesi i Barcelonës e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë, Torres i kthen “nderin” me asist Oyarzabal, ky i fundit shënon goline katërt për Spanjën dhe të dytin personal. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Turqia fitoi në Bursa 2-0 ndaj Bullgarisë, falë golit të Calhanoglu nga penalltia në pjesën e parë dhe një autogoli në pjesën e dytë.
Situata në grupin E:
1. Spanja 15 pikë2. Turqia 12 pikë3. Gjeorgjia 3 pikë4. Bullgaria 0 pikë
Në grupin H, Austria fitoi 0-2 në Limassol në transfertën ndaj Qipros. Arnautovic shënoi dy herë për asutriakët në secilën pjesën, një nga penalltia. Austria kryeson grupin me 18 pikë.
Në grupin J, Uellsi fitoi me rezultatin e ngushtë 0-1 në transfertën ndaj Liechtenstein, falë golit të Jordan James në pjesën e dytë. Renditja në grupin J, ku dy vendet e para do të përcaktohen në ndeshjet e fundit:
1. Belgjika 15 pikë2. Maqedonia e Veriut 13 pikë3. Uellsi 13 pikë4. Kazakhstan 8 pikë5.Liechtenstein 0 pikë
SHIKOGOLAT