11 Nëntor 2025
17:29
Telesport
Transferimi i Florian Wirtz te Liverpool ishte padyshim goditja më e bujshme e merkatos së fundit, por gjermani deri tani nuk ka arritur dot të përshtatet te klubi i kuq, duke dalë komplet jashtë pritshmërive.
“Defensa Central” ka raportuar sot një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit Real Madrid po monitoron situatën e yllit gjerman te Liverpool dhe është gati për të bërë surprizën e madhe. Sipas raportimit në fjalë, Real Madrid është gati t’i propozojë Liverpool-it shkëmbimin e bujshëm: Florian Wirtz në këmbim të Rodrygo-s.
Braziliani nuk ka ma vend në formacionin e Xabi Alonso dhe gjatë merkatos së ardhshme është i sigurt largimi i tij. Në anën tjetër, Wirtz mund të “shpëtonte” karierrën dhe të rilindte në Madrid, nën drejtimin e Xabi Alonso-s, i cili e njeh mjaft mirë.
