UFC-322/ Katër kampionë bote për dy tituj, në Nju Jork spektakël i garantuar
Më 15 nëntor, në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut do të zhvillohet eventi UFC-322 në artet marciale mikse. Një ngjarje e shumëpritur për fansat nju-jorkezë të MMA-së, pasi do të zhvillohen dy duele për titullin kampion bote.
Në peshën “welterweight” (pesha 77kg), kampioni në fuqi i botës, australiani Jack Della Maddalena, do të përballet me rusin Islam Makhachev. Ky i fundit është kampion bote në peshën e lehtë (pesha deri 71kg) dhe do të synojë të bëhet kampion i dyfishtë i botës.
Një përballje e fortë mes dy kampionëve të botës, që për herë të parë përballen mes tyre në kafaz. Për Jack Della Maddalena (18 fitore e 2 humbje) kjo është hera e parë që mbron titullin kampion. Ndërsa Makhachev (27 fitore e 1 humbje) kjo është hera e parë që ndryshon peshë.
Te femrat, për titullin kampion bote të peshës “flyweight” (pesha 57kg) do të përballen kampionia në fuqi, peruania Valentina Shevchenko (25 fitore, 4 humbje e 1 barazim) dhe kinezja Weili Zhang (26 fitore e 3 humbje). Edhe kjo është një përballje mes dy luftëtaresh kampione.
Zhang mban titullin e peshës “strawweight” (pesha 52kg), ndaj edhe ajo do të kërkojë të jetë kampione e dyfishtë e botës. Dy luftëtare veterane në kafaz, që pritet të dhurojnë spektakël në kafaz.
UFC-322-Duelet kryesore
Jack Della Maddalena – Islam Makhachev
Valentina Shevchenko – Weili Zhang
Sean Brady – Michael Morales
Leon Edwards – Carlos Prates
Beneil Dariush – Benoit Saint Denis
UFC-322/ Katër kampionë bote për dy tituj, në Nju Jork spektakël i garantuar në kafaz
