Zaniolo “fundos” Atalantën, Ivan Juric drejt largimit (video)

1 Nëntor 2025

17:00

Telesport

Pas pesë barazimeve rresht, Atalanta sërish nuk gjen qetësi dhe sot është mundur 1-0 nga Udinese. Në sfidën e luajtur në Friuli, vendosi goli i Nicolo Zaniolo në minutën e 40-të në pjesën e parë.
Sulmuesi italian shënoi me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas asistit të marrë nga Hassane Kamara. Ky është goli i tretë në Serie A për Zaniolo-n këtë sezon, i cili është i huazuar tek Udinese. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Udinese fiton 1-0 dhe ngjitet në vendin e tetë me 15 pikë.
Atalanta mbetet në vendin e 11-të me 13 pikë, duke vënë në pikëpyetje të madhe fatin e Ivan Juric, i cili me shumë mundësi do të shkarkohet nga bergamaskët për shkak të rezultateve të dobëta të javëve të fundit.
SHIKOGOLINEZANIOLO