30 Tetor 2025
13:14
Telesport
Merkato e janarit ka të ngjarë të jetë shumë e nxehtë për Atletico Madrid, veçanërisht për sa i përket largimeve. Sipas “Mundo Deportivo”, skuadra “colchoneros” mund të vendosë të ndahet me tre lojtarë. I pari është Alexander Sørloth.
Klubi do të donte të përqendrohej në talente të tjera sulmuese dhe shitja e tij mund të jetë çelësi për të zhbllokuar çdo negociatë dhe afrim. Ndaj, largimi i 29-vjeçarit norvegjez duket i pashmangshëm.
Gjithashtu, në listën e largimeve të mundshme janë edhe mbrojtësi anësor Nahuel Molina (27 vjeç) dhe mbrojtësi i qendrës Marc Pubill (22 vjeç). Të dy lojtarët po kërkojnë më shumë kohë loje dhe qëndrueshmëri.
