Kategoria e Parë/ Skënderbeu pëson humbje, korçarët sherr me njëri-tjetrin

Tension te kryesuesit e Skënderbeut në javën e nëntë, ndërsa Besa siguroi fitoren e parë të sezonit. Laçi u ndal në Gjirokastër.
Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri mbylli raundin e nëntë. Këtë të mërkurë duke nisur nga ora 14:00 u zhvilluan pesë takime, ku nuk munguan surprizat.
Në Fushë-Krujë, vendasit e Kastriotit ia dolën të fitonin 3-2 kundër kryesuesve të Skënderbeut. Tension dhe protesta nga krutanët, që braktisën për disa çaste fushën pas golit me penallti nga Skënderbeu. Sfida nisi mirë për miqtë që gjetën golin me Abubakar në minutën e 27-të. Pas golit pati protesta nga Kastrioti në drejtim të kryesorit Laver Alla për një pozicion jashtë loje, ndërsa krutantë u tërhoqën për disa minuta nga fusha dhe u rikthyen në lojë. Vijimi i lojës solli edhe përmbysjen e rezultatit me dopietën e Kapllanit. Në fraksionin e dytë korçarët mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Shaqes, ndërsa dy futbollistë të miqve u grindën mes tyre për të vijuar lojën sa më shpejt. Në fund 3-2 dhe Skënderbeu pëson humbjen e parë sezonale, paçka se kryeson renditjen.
Në stadiumin e Luzit, Besa mori fitoren e parë për këtë sezon duke mposhtur 3-1 Kukësin në 100 vjetorin e klubit verdhezi. Në stadiumin e Gjirokastrës vendasit e Luftëtarit ndalën 0-0 Laçin. Tri pikë edhe për Pogradecin në Peshkopi, ndërsa Burreli dhe Lushnja barazuan pa gola.