Java e 9-të e Kategorisë Superiore nisi dje me dy duelet e paera të saj, ku ra në sy humbja parë sezonale e Teutës, humbje 1-0 që ia shkaktoi Egnatia, kurse Bylisi mori tri pikë pasi mundi Vorën 2-1. Konkretisht, Egnatia ka marrë dje një fitore historike përballë Teutës, pasi për herë të parë ia ka dalë të mposhtë durrsakët në Rrogozhinë në Superiore. Për ta bërë këtë i është dashur një gol i shënuar nga Albaneze në fundin e pjesës së parë, pas një gjuajtje mjeshtërore që nuk i la mundësi të reagonte Selmanit. Ky gol i dha tre pikët rrogozhinasve, duke i shkaktuar humbjen e parë të këtij sezoni në kampionat Teutës.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të luajtur dje, Bylis duhet të luante nga minuta e 17-të me një lojtar më pak, pasi kapiteni Marin Abazaj u largua me karton të kuq. Gjyqtari Ditmar Grimci e largoi Abazajn nga loja, pas faullit të shkaktuar ndaj Karricës. Kur pritej që gjithçka të vijon në favor të miqve, çuditërisht Bylisi vazhdoi të ishte më kërkues dhe menjëherë kaloi në avantazh. Rrugën e rrjetës e gjeti Ualison. Barazimi i Vorës erdhi në minutën e 57-të nga Karrica. Gjyqtari anësor sinjalizoi për pozicion jashtë loje fillimisht, por VAR ndërhyri që goli të ishte i rregullt. E njëjta situatë si një pjesën e parë u përsërit, ku Bylisi dhe pse në inferioritet numerik vazhdonte më kërkues. Golin e përmbysjes së rezultatit e solli Sanogo, që detyroi portierin Ruçi të shkaktonte autogol. Ishte një trepikësh me vlera për Bylisin, pasi i largohet për momentin zonës së ftohtë dhe i afrohet Vorës me vetëm një pikë më pak.
Superiore/ Java 9
Të martën
Bylis-Vora 2-1
Egnatia-Teuta 1-0
Të mërkurën
Flamurtari-Vllaznia 17:00
Dinamo-Partizani 19:30
Tirana-Elbasani 19:30
Renditja
Nr.Skuadra Pikë
1.Vllaznia 19
2.Egnatia 18
3.Teuta 14
4.Elbasani 14
5.Dinamo 14
6.Vora 10
7.Bylis 9
8.Partizani 8
9.Tirana 6
10.Flamurtari 2
Egnatia i shkakton Teutës humbjen e parë, Bylis mund Vorën
