Vora- Dinamo të premten në “Arena e Demave” hap ndeshjet e javës së 8-të Abissnet Superiore. Për vetë atë që skuadrat kanë paraqitur në fushë në këto 7 javë të luajtura parashikohet lojë impenjative pse jo dhe spektakël.
Takimi i parashikuar në orën 14:00, do t’ia lërë radhën përballjeve të orës 17:00 teksa në “Loro Boriçi” do të zhvillohet klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia- Tirana.
Dy emrat e mëdhenj të futbollit në vend vijnë me pozicione e gjëndje krejt të kundërta pasi shkodranët janë duke zhvilluar një kampionat prej kampioni ndërsa bardheblutë edhe pse dhanë shënja pozitive në derbi me Partizanin (3-0) u ndalën në shtëpi nga Teuta 0-0.
Ndërkaq po në këtë orë është parashikuar edhe dueli AF Elbasani- Bylis. Për verdheblutë ndeshjet e fundit janë njësuar me zhgënjim teksa skuadra e Bylis pas humbjes së fundit me Vllazninë e kontestuar fort për arbitërim jo korrekt.
E shtuna sjell në fushë dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje. Partizani me tri pikët e fituara së fundi ndaj Flamurtarit takohet në shtëpi të tij me Egnatian e fortë. Dueli pritet të konfirojë skuadrat në sfidën e së ‘vërtetës’ me të kuqtë që me Kërnajën në timon kanë nisur ndryshimet në elementë e vendosje.
Paralelisht në Durrës, Teuta, skuadra e vetme pa humbje këtë sezon pret Flamurtarin e Françesko Morieros. Momenti për tri pikë? Në fakt, “Djemtë e Detit” , falë lojrave të mira, konsiderohen favoritë të mëdhenj, mirpo nga kampi tjetër, vlonjatët duan me insistim pikë për të qëndruar në garë e për të dalë shpejt nga zona e ftohtë.
Abissnet Superiore java e 8-të:
E premte:
Vora- Dinamo Siti 14:00 (në Arena e Demave”.
Vllaznia- Tirana 17:00
AF Elbasani- Bylis 17:00
E shtunë:
Partizani- Egnatia 17:00
Teuta- Flamurtari 17:00/Sportiim.al/
Vazhdo leximin
