Adriatik BALLA
Trajneri i njohur italian, Karlo Ançeloti, dëshiron të lërë gjurmë në bankinën e Brazilit. Pasi e siguroi kualifikimin në Botërorin 2026, trajneri italian dëshiron ta shkruajë një faqe historike, nga momenti që asnjë Kombëtare nuk e ka fituar asnjëherë Kupën e Botës me një trajner të huaj. “Ekziston gjithmonë hera e parë”, deklaroi selektori i Brazilit para miqësores që do ta zhvillojë “Seleçao” në Seul kundër Koresë së Jugut.“Objektiv imi është që ta jap maksimumin për Kombëtaren braziliane, duke u munduar që ta bëj ekipin që të luajë sa më mirë që është e mundur dhe ta fitojë Botërorin”, vazhdoi “Don Carlo”, i cili nëse triumfon në Botërorin 2026 do të bëhej trajneri i parë që është lindur në një shtet tjetër, por që e fiton me një shtet tjerët trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror. Edhe pse e siguroi kualifikimin, Brazili hasi në vështirësi gjatë fazës eliminatore duke përfunduar në vendin e pestë në renditjen jug-amerikane. Për këtë, ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Çelsit, Paris San Zhermenit, Evertonit, Bajern Munihut dhe Napolit nuk është i kënaqur dhe beson se skuadra e tij mund të bëjë shumë më shumë. “Ekipi i ka kualitetet për ta luajtur një futboll të bukur, por duhet ta mendojmë dhe kuptojmë se çka do të thotë futboll i bukur”, përfundoi Ançeloti.
Brazili e ka fituar Kupën e Botës për herë të fundit në vitin 2022, ndërsa tash synon ta rikthejë lavdinë në Botërorin që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë. Ndërkohë, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit në zonën e Amerikës së Jugut, Kolumbia është një prej skuadrave të kualifikuara. Kristhian Moskera ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij me Arsenalin, dhe së shpejti mund të bëjë një ndryshim edhe në nivel ndërkombëtar. Mbrojtësi 21-vjeçar aktualisht përfaqëson Spanjën, por në muajt e ardhshëm ai mund të ndryshojë përfaqësim. Moskera, i lindur në Alicante, ka përfaqësuar Spanjën në kategoritë U15, U16, U18, U19, U21 dhe U23, dhe synon një ftesë në ekipin e parë të “La Roja” përpara Kupës së Botës së verës së ardhshme. Megjithatë, nëse ajo ftesë nuk vjen, ekziston mundësia që ai të mos luajë kurrë për Spanjën. Sipas “Diario AS”, Federata Kolumbiane e Futbollit po përpiqet ta bindë Mosqueran të ndryshojë përfaqësim dhe të luajë për vendin e prindërve të tij. Për ta arritur këtë, kolumbianët i kanë premtuar një vend në skuadrën e tyre për Kupën e Botës 2026. Aktualisht, Moskera me shumë gjasa nuk do të përfshihet në skuadrën e Spanjës për Kupën e Botës 2026.
Karlo Ançeloti mund të bëhet trajneri i parë i huaj që fiton një Kupë Bote
