Besëlidhja e Teuta janë dy ekipet e vetme me pikë të plota në renditjen e Superligës, pas ndeshjeve të javës së dytë. Në “Asllan Rusi”, skuadra e Besëlidhjes fitoi thellë 118-76 ndaj Tiranës, një ndeshje që pritej të ishte më e fortë, por që u dominua nga kampionët.
Pas një periode të parë të ekuilibruar, lezhjanët shkëputen në 20 minutat që pasojnë, duke fituar me mbi 40 pikë. 7 lojtarë të Besëlidhjes realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën në parket.
Pa probleme fiton edhe Teuta, që mundi 81-35 Flamurtarin në Vlorë, një ndeshje në sens unik. Fitoren e parë sezonale korrën ekipet e Skënderbeut, Fieri Basket dhe Kamza Basket, që mundën respektivisht Partizanin, Elbasanin dhe Pogradecin.
Superliga-Meshkuj, java e dytë
Partizani – Skënderbeu, 76-87
Pogradeci – Kamza Basket, 75-110
Flamurtari – Teuta, 35-81
Besëlidhja – Tirana, 118-76
Fieri Basket – Elbasani, 91-82
Apolonia – Vllaznia, 12 tetor
Renditja: Besëlidhja 4 pikë, Teuta 4 pikë, Kamza Basket 3 pikë, Tirana 3 pikë, Fieri Basket 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Elbasani 3 pikë, Vllaznia 2 pikë, Apolonia 2 pikë, Partizani 2 pikë, Pogradeci 2 pikë, Flamurtari 2 pikë.
Besëlidhja e Teuta komandojnë të pamposhtura Superligën, fitoret e para për Skënderbeun, Kamzën e Fierin
