Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, dha dorëheqjen pas humbjes nga kombëtarja shqiptare në kualifikueset e Kupës së Botës.
“Rezultati është vërtet i keq, nuk e prisja që mund të humbisnim,” tha Stojkoviç për TV Arena sport.
“Më vonë u përpoqëm me gjithçka për të shënuar, por Shqipëria ishte e organizuar mirë. Është faji im, përgjegjësia ime dhe nuk ka dyshim për këtë. Nuk duhet t’i kritikojmë lojtarët”, tha ai.
Media nga Serbia raportoi se një trajner i ri u zgjodh gjithashtu shpejt.
Është Veljko Paunoviç, siç shkruan Arena Sport.
Kështu, për ish-yllin e futbollist serb të viteve ‘80-‘90, Stojkoviç, ishte dita më e vështirë e karrierës së tij, pasi ishte dështimi më i madh i tij. /tesheshi.com/
Orët më të vështira për ish-yllin serb Dragan Stojkoviç
