Fitorja e Shqipërisë në Leskovac mbrëmjen e sotme përballë Serbisë ishte një fitore historike, ku kuqezinjtë dolën me tre pikë në një ndeshje tejet të vështirë.
Rei Manaj shënoi në minutën e fundit të shtesës së parë duke i dhënë një fitore madhështore kuqezinjve.
Ndërkohë i menjëherëshëm ka qenë dhe urimi i Presidentit Bajram Begaj, i cili pas ndeshjen thekson se kjo fitore solli gëzim dhe krenari për gjithë shqiptarinë.
Postimi i Begajt:
Shqipëri – Serbi 1 : 0
Ekipi ynë kombëtar solli sonte gëzim dhe krenari në çdo zemër shqiptare! ♥️🖤
Një ndeshje që do të mbahet mend gjatë, fitorja e flamurit kuqezi!
