6 Tetor 2025
12:39
Telesport
Manchester United fitoi 2-0 ndaj Sunderland në kampionat duke rifituar disi qetësinë. Gjithsesi, trajneri Ruben Amorim ka kërkuar nga të tijtë që të jenë me këmbë në tokë dhe të mos nguten edhe pse kjo është konsideruar si performanca e tyre më e mirë e sezonit.
Golat e pjesës së parë nga Mason Mount dhe Benjamin Sesko ia bënë më të lehtë “djajve të kuq” pjesën e dytë të takimit. “Ne e dimë se çfarë ndodh kur fitojmë një ndeshje. Për mua frustrimi është të mos shohësh të njëjtën skuadër në shtëpi dhe jashtë fushe”, tha Amorim.
“Nuk luajtëm mirë në pjesën e dytë, por ishim të përqendruar, luftuam për topat e dytë. Ben Sesko ishte aty për t’i prekur ata gjatë gjithë kohës. Pra, këto gjëra të vogla do të na ndihmojnë të fitojmë ndeshje”, shtoi trajneri portugez.
Në fund, Amorim komentoi: “Në pjesën e parë patëm shumë momente të mira. Por pastaj, në pjesën e dytë, nëse nuk mund të luajmë mire edhe ata nuk do të luajnë mirë. Dhe kjo është mënyra se si luan një ekip i madh gjatë sezonit. Pra, ky është zhgënjimi i madh.”
