14 Shtator 2025
14:43
Telesport
Ka nisur mirë aventura e boksierit shqiptar Chermen Valiev në Botërorin e mundjes, turne që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. Në peshën 74kg të stilit të lirë, mundësi kuqezi ka fituar dy duelet e para.
Në sfidën e parë, Valiev mundi 12-2 Tugsjargal Erdenebat të Mongolisë, në një duel të dominuar nga shqiptari. E njëjta pamje edhe në përballjen e dytë, atë ndaj belgut Ibragim Veliev, me mundësin kuqezi që fiton po 12-2.
Kjo fitore i dha mundësi mundësit shqiptar që të kualifikohet mes tetë më të mirëve të kësaj peshe, pra të sigurojë një biletë për në çerekfinale. Sot pasdite do të zhvillohen duelet çerekfinale, me Valiev që synon zonën e medaljeve.
