Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka kërkuar një zgjatje të afatit të negociatave për t’u përballur me Joseph Parker, për shkak të një dëmtimi. Lajmin e konfirmoi promotori Frank Warren për “Sky Sports”.
Usyk u urdhërua së fundmi nga WBO të mbronte titullin e këtij Divizioni kundër sfiduesit të detyrueshëm Parker. Pak javë më parë, ukrainasi mposhti Daniel Dubois për t’u bërë kampion i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë.
Si alternativë, Parker mund të përballet me fituesin e duelit mes Moses Itauma dhe Dillian Whyte. Por kjo do të ndodhë nëse Usyk heq dorë nga titulli WBO, ashtu sikurse pat bërë një vit më parë, kur hoqi dorë nga titulli IBF.
“Usyk dërgoi një letër, duke deklaruar se i kishte kërkuar Parker një zgjatje të periudhës se negociatave, sepse është i lënduar, përpara se të urdhërohej të bënte diçka,” tha Warren për “Sky Sports News”.
“Çfarëdo që të ndodhë, fakt është se Joseph Parker ose do të luftojë si kampion, nëse Usyk tërhiqet, ose do të luftojë me ukrainasin për titullin”, tha Warren.
Usyk u bë kampion i padiskutueshëm për të dytën herë në peshën e rëndë në korrik kur fitoi me KO ndaj Dubois. Ai ka deklaruar se ka edhe dy ndeshje të mbetura në karrierën e tij profesionale, deri më tani të përsosur (asnjë humbje).
Usyk është i lidhur edhe me një ndeshje të mundshme trilogjie kundër Tyson Fury në vitin 2026, pasi “Gypsy King” nënvijëzoi dëshirën e tij për t’u hakmarrë ndaj ukrainasit pas dy humbjeve të njëpasnjëshme vitin e kaluar.
“Do ta shohim Çfarë ndodh dhe WBO do të dalë me një deklaratë për këtë çështje. Gjëja më e rëndësishme është të përqendrohemi të shtunën në përballjen mes Moses Itauma dhe Dillian Whyte. Është një ndeshje shumë e rëndësishme“, shtoi Warren.
Usy k i dëmtuar, kërkesë për të shtyrë negociatat me Parker për të mos humbur titullin WBO
