Adriatik BALLA
Merkato e kësaj vere mund të mbyllet me një goditje të madhe nga ana e Atletikos së Madridit, klub që i ka vënë syrin futbollistit të Barcelonës, Kasado, i cili do të dalë në shitje nga klubi. Barcelona fitoi titullin kampion sezonin e kaluar në Spanjë, por këtë edicion të ri dëshiron të fitojë edhe Champions League, ndaj dhe ka bërë mjaft lëvizje në stol, duke larguar disa emra të njohur, e duke sjellë disa të tjerë më të spikatur, sikurse bri me anglezin Markus Rashford pak ditë më parë, të cilin e veshur me ngjyrat blaugrana. Në fakt, janë mediat spanjolle që shkruajnë se Barcelona pritet të vazhdojë me shitjen e lojtarëve këtë verë për të arritur të rikthehet në rregullin 1:1 të La Ligës, gjë që do t’i ndihmonte gjithashtu të regjistrojnë disa lojtarë të ekipit të parë, përfshirë Joan Garcia, Vojsieç Shezni dhe Markus Rashford. Emra si Mark-Andre ter Shtegen dhe Andreas Kristensen konsiderohen si kandidatët kryesorë për t’u larguar, por aktualisht nuk pritet që asnjëri prej tyre të largohet. Në vend të tyre, janë shfaqur opsione të tjera dhe njëri prej tyre është Mark Kasado.
Barcelona e vlerëson Kasadon me 30 milionë euro dhe besohet se shitja e tij do t’i mundësonte klubit regjistrimin e Garcias, Sheznit dhe Rashfordit në La Liga. Disa klube të Premier League janë lidhur me lojtarin, ndërsa sipas Sport, edhe Atletiko Madrid është e interesuar për të nënshkruar me mesfushorin mbrojtës 21-vjeçar. Diego Simeone është një admirues i madh i Kasados dhe pas largimit të Rodrigo De Paul drejt Inter Miami, ekziston mundësia që Atletiko të sjellë një mesfushor tjetër qendror, pasi më herët këtë verë kanë nënshkruar me Xhohni Kardozo nga Real Betis. Tema e largimit të mundshëm të Kasados ka shkaktuar shumë debat brenda Barcelonës, me mendime të ndara.
Shitja e tij padyshim do ta ndihmonte klubin të lehtësonte problemet financiare, por njëkohësisht do të humbnin një lojtar që mund të ishte pjesë e skuadrës për më shumë se një dekadë. Nuk ka dyshim se Kasado do të ishte një përforcim fantastik për Atletiko Madrid, duke vazhduar fokusin e tyre në afrimin e lojtarëve të rinj për ekipin e Simeones. Në të njëjtën kohë, kjo do të dobësonte opsionet e Barcelonës në mesfushë, edhe pse mesfushori i kombëtares së të rinjve të Spanjës nuk është planifikuar të jetë titullar i rregullt gjatë sezonit 2024-25. Për momentin, mbetet për t’u parë nëse do të ketë lëvizje konkrete.
Kërkohet një marrëveshje, Atletiko Madrid do lojtarin e njohur të Barcelonës
