Europiani U-16 për djem, kuqezinjtë e vegjël mbeten jashtë podiumit në turneun e Shkodrës

Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës u zhvilluan ndeshjet e Divizionit C të Kampionatit Europian U-16 për djem. Ky event u organizua nga FSHB.
9 ekipe pjesëmarrëse mes të cilave është Shqipëria, që u rendit në vendin e katërt. Kuqezinjtë, edhe pse dolën në gjysmëfinale, nuk mundën të marrin një medalje.
Në këtë turne, kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri Elidon Beqo arriti dy fitore e 3 humbje. Kuqezinjtë e vegjël fituan dy ndeshjet e para në grup, ndaj Maltës e Moldavisë.
Më pas erdhën tri humbje radhazi, ndaj Armenisë po në grup, ndaj Luksemburgut në gjysmëfinale dhe sërish ndaj Armenisë në takimin për vendet 3-4. Gjithsesi, ky event mbetet një përvojë e mirë për djemtë e vegjël.
Ndeshjet e Shqipërisë
Gr.A, Shqipëri – Maltë, 87-49
Gr.A, Shqipëri – Moldavi, 60-58
Gr.A, Shqipëri – Armeni, 63-97
1/2 finale
Shqipëri – Luksemburg, 69-108
Vendet 3/4
Shqipëri – Armeni, 78-118