UEFA ka përcaktuar datën 10 korrik 2025 daljen e parë të dy skuadrave shqiptare të Abissnet Superiore Partizani dhe Vllaznia me ndeshjet e para eliminatore në Ligën e Konferencës.
Pikërisht sot në orën 18:45 nga Estonia në ‘Kadrioru staadion’ (Tallin), të kuqtë e Skënder Gegës luajnë ndeshjen e vajtjes me Nome Kalju. Largimet (i fundit Agim Zeka) dhe afrimet te Partizani por dhe mungesa (për shkak dokumentacioni) i Vusal Iskandarli mbetën për t’u parë te Demat të cilët ishin ndoshta skuadra më produktive gjatë fazës përgatitore në Ohër.
Ndërkohë në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, Vllaznia e Shkodrës përballet me letonezët e Daugavpils. Edhe pse kundësrshtari konsiderohet modest, kuqeblutë me Edi Martinin në timon duket se nuk janë në momentin më të mirë të mundshëm. Kreu i pankinës shkodrane tha dje në konferencë për shtyp se lojtarë si Artan Jazxhi, Esat Malës dhe pikëpyetja me aktivizimin e Ardit Krymit, shqetësojnë jo pak.
Coference League, turi i parë eliminator, vajtje:
Nome Kalju- Partizani 18:45
Vllaznia-Daugavpils 20:00 (në Elbasan)/Sportiim.al/
Vazhdo leximin
