3 Prill 2025
11:16
Telesport
Liverpool fitoi 1-0 ndaj Everton në derbi, një sukses që afron skuadrën e “reds” edhe më shumë me titullin kampion në Premier League. Pasi dështoi në Champions dhe finalen e Carabao Cup, kampionati mbetet objektivi i vetëm i mbetur për Liverpool.
“Ne po zhvillojmë sezonin më të mirë të mundshëm që mund të mendonim. Everton tregoi se sa e vështirë është të fitosh një ndeshje futbolli në Premier League dhe ne e dimë se do të përballemi edhe me tetë sfida shumë të vështira”, tha trajneri Arne Slot.
Më tej, trajneri i Liverpool shtoi: “Për sa kohë që lojtarët japin aq sa dhanë në këtë derbi dhe tifozët na mbështesin po kaq shumë, atëherë mendoj se ne jemi në një pozicion shumë të mirë për të fituar titullin kampion”.
Kur kanë mbetur edhe 8 ndeshje për t’u luajtur në kampion skuadra e Liverpool është shkëputur 12 pikë nga ndjekësi më i afërt, Arsenal.
