EURO U-21: Italia bën detyrën ndaj Rumanisë, Portugalia dhe Franca bëjnë “paqe”

11 Qershor 2025

22:56

Telesport

Pas ndeshjes hapëse për Euro U-21 mes Sllovakisë dhe Spanjës që përfundoi 2-3, janë luajtur sot në mbrëmje edhe 3 ndeshje të tjera. Në grupin A, Italia fitoi 1-0 ndaj Rumanisë. Tommaso Baldanzi kaloi në avantazh “Axurrët” me një gol të bukur me një goditje të fuqishme Brenda zonës në minutën e 25-të. Pas ndeshjeve të para, kryesojnë grupin Spanja dhe Italia me nga 3 pikë, Rumania dhe Sllovakia kanë nga zero.
Në grupin B, vëmendja ishte padyshim te sfida Portugali-Francë, duke ditur kualitetet që kanë këto dy ekipe. Pavërsisht e ishte një ndeshje shumë e luftuar nga të ekipet, rezultati përfundimtar shënoi 0-0. Në ndeshjen tjetër të grupit B, Gjeorgjia fitoi 2-1 ndaj Polonisë.
Gjeorgjianët kaluan të parët në avantazh me Lominadze, pas një goditjeje këndi, ndërsa polakët barazuan shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. Gjeorgjia shënoi golin e fitores në minutën 93-të dhe merr kryesimin e grupit B me 3 pikë, Franca dhe Portugalia me nga 1 pikë, ndërsa Polonia 0 pikë.