Fabinho rrinte me gishtin lart dhe vetëm e shikonte, Mario Mitaj tallej me rivalët në driblim 

Fabinho rrinte me gishtin lart dhe vetëm e shikonte, Mario Mitaj tallej me rivalët në driblim 

Mario Mitaj e ka nisur rrugëtimin e karrierës së tij në mënyrë të shkëlqyer, ndoshta edhe vetë futbollisti nuk e priste një nisje të tillë më parë. Vetëm 21-vjeç, këtë sezon ka fituar dy trofe me Al Ittihadin, titullin kampion dhe Kupën, titullar i padiskutueshëm te Al Ittihadi, titullar i padiskutueshëm te Shqipëria dhe një Europian i zhvilluar me Shqipërinë, tregojnë qartazi se karriera e këtij futbollisti do të jetë e shndrritshme.  Mitaj ka lënë pas një dëmtim jo të vogël, por është rikthyer për të mbajtur të njëjtin nivel të lartë. Madje statistikat janë të gjitha në favor të tij pasi me të në fushë, Al Ittihadi ka zhvilluar 22 ndeshje ku ka marrë 20 fitore, 2 barazime dhe 0 humbje. Ndërkohë pa të,...