Kjo finale, nëse e fiton, mund t’i hapë edhe dyert e fitimit të “Topit të Artë”. Këtë e pranojnë të gjithë, por vetë Ousmane Dembele nuk fokusohet te gjërat personale. Synimi i tij është të triumfojë PSG, sidomos në finalen e mbrëmjes së sotme të “Allianz Arena”, ndaj Interit. Para kësaj ndeshjeje të shumëpritur, sulmuesi francez deklaroi:
“Ndihem shumë krenar që jemi në finale. Nuk ishte e lehtë, e nisëm keq sezonin, por kemi bërë diferencën në gjysmën e dytë. Ky është një moment gëzimi i madh”.
Për “Topin e Artë”: “Gjithçka vjen nëpërmjet suksesit të ekipit. Është një ëndërr, por mendoj vetëm për titujt me skuadrën. Duhet të qëndrojmë të qetë. Ka shumë entuziazëm, por qetësia do të jetë çelësi përballë Interit. Po luaj për një ëndërr të madhe dhe mezi po pres të nisë loja”.
Për Pavard: “Është shumë inteligjent dhe i vështirë për t’u kaluar. Shpresoj ta mposht, por është kënaqësi të luaj kundër tij”.
Për Interin: “Një skuadër e madhe, me lojtarë që luajnë bashkë prej vitesh, shumë fizike dhe e kompletuar. Nëse nuk jemi të përqendruar, zikaltrit mund të na bëjnë keq”.
Për mungesën e Mbappé: “Më pyesni shpesh për këtë. Ai kishte ëndrrën për të shkuar te Real Madridi. Ai ka ikur, por PSG vazhdon përpara. Tani fokusi është vetëm tek ajo që kemi për të bërë në Mynih”.
Dembélé: Po luaj për një ëndërr. “Topi i Artë”? Gjithçka vjen përmes suksesit të ekipit
