30 Maj 2025
8:54
Telesport
Janë luajtur në Paris ndeshjet e raundit të dytë në grand slam të Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhè.
Tenisti serb Novak Djokovic avancon më tej pas fitores 3-0 ndaj Correntin Moutet. Në raundin e tretë avancon edhe italiani Jannik Sinner, numri 1 në botë, që mundi po 3-0 Richard Gasquet.
Vuan disi por në fund fiton edhe tenisti gjerman Alexander Zverev. Numri 3 në botë mundi 3-1 Jesper de Jong. Një biletë për më tej sigurojnë edhe Jiri Lehecka, Andrey Rublev, Cameron Norrie dhe Jack Draper.
Edhe te femrat nuk ka surpriza. Numri 3 në botë, tenistja amerikane Coco Gauff, mundi 2-0 Tereza Valentova. Kualifikohet më tej edhe tenistja spanjolle Paula Badosa, që fitoi 2-1 ndaj Gabriela Ruse.
Më tej avancojnë edhe Madison Keys, Marketa Voundrousova, Mirra Andreeva, Jessica Pegula, Sofia Kenin e Daria Kastkina.
