EURO 2025 | Finalja e U-17 do të luhet mes Francës dhe Portugalisë në Tiranë!

Finalja e madhe e Kampionatit Europian U-17 “Shqiperi 2025” do te jete mes
Në stadiumin “Elbasan Arena” u zhvillua një ndeshje shumë e bukur mes Frances dhe Belgjikës. Pjesa e parë ishte shumë e luftuar dhe ishte Belgjika që krijoi më shumë raste të pastra për shënim.
Në fund të pjesës së parë u shënuan dy gola. Franca mori avantazhin me Abdoulaye Camara në minutën e 42-të, ndërsa në minutat shtesë Belgjika barazoi me anë të një penalltie, që u kthye në gol nga Noah Fernandez. Pjesa e parë u mbyll 1-1.
Fraksioni i dytë nisi më mirë për Francën, që shënoi dy gola të shpejtë me Rudy Matondo dhe Djyilian N’Guessan, duke e çuar rezultatin në 3-1.
Belgjika rihapi ndeshjen në minutën e 79-të me Axl Wins, i cili shënoi një eurogol nga goditja e dënimit. Belgët luftuan deri në fund për të barazuar, por pa sukses. Ndeshja u mbyll 3-2 për Francën.
Ekipi i dytë finalist u vendos në “Arenën Kombëtare”. Ndeshja e dytë gjysmëfinale Itali–Portugali dhe startoi në orën 20:30. Ndeshje e dyluftuar dhe e bukur e cila ne 90 minuta perfundoi 2-2 dhe u deshen penalltite per te percaktuar finalistin e Kampionatit Europian.
Inacio dhe Barralla shenuan per Italine kurse per Portugaline Manuel dhe Soares.
Nga pika e bardhe e penalltive ku portierët ishin protatonistë, fituese ishte Portugalia.