Dëshira e madhe e Xabi Alonso-s është ylli i ri portugez, do sakrifikohet njëri nga Rodrygo, Camavinga ose Brahim Diaz

Dëshira e madhe e Xabi Alonso-s është ylli i ri portugez, do sakrifikohet njëri nga Rodrygo, Camavinga ose Brahim Diaz

27 Maj 2025 20:16 Telesport Real Madrid po përgatitet për një revolucion të vërtetë këtë verë, ku do ketë shumë afrime të reja, por sigurisht edhe largime nga ekipi aktual. Një nga objektivat kryesor për merkaton e verës është Joao Neves, kërkesë e veçantë e Xabi Alonso-s. Dëshira e trajnerit të ri të Real Madridit është të ketë një organizator që kombinon teknikën, vizionin dhe dinamizmin në mesin e fushës, cilësi që 20-vjeçari portugez i përmbush më së miri. Joao Neves u transferua verën e kaluar nga Benfica te PSG për 60 milionë euro dhe gjatë sezonit të tij të parë në Paris është rritur shumë si lojtar. Kontrata aktuale me PSG-në skadon në vitin 2029 dhe duket shumë e vështirë që klubi francez të...