Mehmeti dhe Rexhepi, dy vëllezërit nga Hasi konfliktohet në “Shihemi në Gjyq” për miliona dollarë, shumë që në rubrikën e së “Dielë Shqiptare” në Tv Klan përmendet për herë të parë. Ata operojnë si shoqëri tregtare që shfrytëzojnë nëntokën e pasur të zonës duke punuar mineralin e kromit.
Në firmë kanë punuar 4 vëllezërit, duke lënë Rexhepin si administrator, por prej vitit 2009-2010 nuk punojnë më. Në import-eksportin e fundit me dy firma të mëdha, një kineze dhe një indiane, është firmosur një transaksion bankar ku Rexhepi i janë kaluar fillimisht 400 mijë dollarë dhe duhet të merrte edhe 862 mijë dollarë. Gjithseej bëhet fjalë për 1 milionë e 260 mijë dollarë.
Por çfarë ka ndodhur me paratë? 400 mijë dollarët janë kaluar në bankë, por sot rezultojnë në një shoqëri tjetër. Banka thotë se nuk i tërheq mbrapsht, kurse shoqëria së cilës i kanë kaluar paratë, pranon se nuk janë të sajat, por as i ka kthyer. Mehmeti ka dyshime ndaj të vëllait për këto para dhe kjo ka sjellë përçarje në familje.
Eni Çobani: 400 mijë nga kjo shoqëri kanë kaluar në bankë dhe pretendohet që ky zotëria ka firmosur për futjen e kësaj paraje si administrator. Çfarë ndodh se kjo nuk po kuptohet dhe Mehmeti këtë po thotë; kjo shumë sot në këtë bankë në emër të Rexhepit është e ikur në një shoqëri tjetër, pra 400 mijëshi nuk më në emër të Rexhep Dautit dhe Rexhepi thotë “o vëllezër, ore nuk e kam firmosur unë, ore m’i kanë marrë lekët atje, banka ka bërë një transaksion të gabuar, nuk është firma ime dhe që në vitin 2011, jemi sot në 2025, akoma nuk është vërtetuar plotësisht dhe përfundimisht që firma e hedhur në transaksionin bankar nga Rexhep Dauti një firmë tjetër në bankë të jetë e Rexhep Dautit.
Ardit Gjebrea: Po paratë ku janë?
Eni Çobani: Paratë kanë ikur. Paratë kanë ikur në një firmë tjetër dhe i thonë që ti i ke kaluar vetë. Ngrihet tani firma që ka marrë paratë sepse meqenëse paratë shkuan diku, atëherë është thirrur edhe firma tjetër.
Ardit Gjebrea: Por shkuan për cilin motiv?
Eni Çobani: Po pra, firma tjetër çfarë thotë, nuk i njoh këta, paratë nuk janë të miat.
Ardit Gjebrea: Po ku janë këto para?
Eni Çobani: Atëherë, çfarë thotë banka? Transaksioni është bërë, unë nuk i tërheq mbrapsht dhe ti i ke çuar vetë atje.
Ardit Gjebrea: Një minutë, këto para kanë shkuar te një firmë që thotë nuk janë të miat.
Eni Çobani: Jo, thotë Rexhepi.
Ardit Gjebrea: Po firma i ktheu mbrapsht paratë?
Eni Çobani: Jo.
Ardit Gjebrea: Në qoftë se thua s’janë të miat, si nuk i kthen mbrapsht? S’më bën sens kjo gjë.
