E gjithë vëmendja për ndeshjen kundër Serbisë, Silvinjo flet sot për rivalin e shqiptarëve 

E gjithë vëmendja për ndeshjen kundër Serbisë, Silvinjo flet sot për rivalin e shqiptarëve 

Ndeshja me Serbinë po afron, emocionet gjithashtu. Është derbi i Ballkanit, derbi që do të ketë vëmendjen e të gjithëve, jo vetëm të shqiptarëve, por edhe mbarë botës. Nata e Beogradit nuk harrohet lehtë, ajo që ndodhi ishte në kufijtë e së paimagjinueshëm dhe rivaliteti mbetet shumë i lartë nisur nga historia, që kurrsesi nuk duhet harruar, vetëm se duhet përdorur në favor.  Nuk është vetëm një Shqipëri-Serbi, është një finale e Shqipërisë. Nëse për Serbinë kjo është ndeshja e parë dhe ata ashtu si ne dikur, ëndërronim se nga Anglia do të dilnim me një ose tre pikë, për ne këto ëndërra kanë marrë fund. Shqipëria ka dalë pa pikë nga Anglia dhe këtu u përjetua si “fundi i botës”, imagjinoni pak se çfarë...