21 dështime. Kosova ende pa kuvend

Sot Kosova tentoi për të 21-ën herë të formonte kuvendin, përpjekje e cila dështoi për shkak të ndërprerjes së seancës.Ndërprerja ndodhi pasi nuk kishte kuorum për vendimmarrje për formimin e komisionit për votimin e fshehtë. Seanca e radhës do të mbahet më 27 maj.Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, vazhdon të mbështesë kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, por ajo nuk ka arritur të sigurojë mbështetje nga partitë tjera.Këto të fundit i kanë kërkuar Vetëvendosjes që të ndryshojë kandidatin dhe të propozojë një emër më të pranueshëm për të gjithë.Pas seancës së fundit, përfaqësues të partive politike konfirmuan qëndrimet e tyre të pandryshuara. Deputetja nga Vetëvendosje, Donika Gërvalla, akuzoi partitë opozitare për bllokadën në Kuvend, duke thënë se qytetarët nuk meritojnë që të pengohet puna dhe i bëri thirrje deputetëve që në seancën e ardhshme të votojnë për të çuar përpara procesin.Nga ana tjetër, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi Vetëvendosjen dhe kryetarin e saj Albin Kurti, duke thënë se vendi është peng i qëndrimeve të tyre të forta. Ajo shtoi se PDK-ja është e gatshme të ofrojë alternativa për të zgjidhur situatën.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Sot Kosova tentoi për të 21-ën herë të formonte kuvendin, përpjekje e cila dështoi për shkak të ndërprerjes së seancës.Ndërprerja ndodhi pasi nuk kishte kuorum për vendimmarrje për formimin e komisionit për votimin e fshehtë. Seanca e radhës do të mbahet më 27 maj.Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, vazhdon të mbështesë kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, por ajo nuk ka arritur të sigurojë mbështetje nga partitë tjera.Këto të fundit i kanë kërkuar Vetëvendosjes që të ndryshojë kandidatin dhe të propozojë një emër më të pranueshëm për të gjithë.Pas seancës së fundit, përfaqësues të partive politike konfirmuan qëndrimet e tyre të pandryshuara. Deputetja nga Vetëvendosje, Donika Gërvalla, akuzoi partitë opozitare për bllokadën në Kuvend, duke thënë se qytetarët nuk meritojnë që të pengohet puna dhe i bëri thirrje deputetëve që në seancën e ardhshme të votojnë për të çuar përpara procesin.Nga ana tjetër, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi Vetëvendosjen dhe kryetarin e saj Albin Kurti, duke thënë se vendi është peng i qëndrimeve të tyre të forta. Ajo shtoi se PDK-ja është e gatshme të ofrojë alternativa për të zgjidhur situatën.