Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Fjalimi i fundit i Carlo Ancelotti-t përlot të gjithë të pranishmit në “Santiago Bernabeu”
24 Maj 2025 18:37 Telesport Real Madrid e mbylli sezonin në La Liga me fitore 2-0 ndaj Real Sociedad, por duke u renditur i dyti pas Barcelonës. Sot ishte ndeshja e lamtumirës për Carlo Ancelotti-n, Luka Modric dhe Lucas Vasquez. Në fund të ndeshjes, trajneri italian mbajti një fjalim tejet emocionues, ku as ai vetë nuk i mbajti dot lotët dhe sigurisht që as lojtarët dhe pjesa tjetër e stafit të Realit, si dhe tifozët e shumtë të pranishëm në “Bernabeu”. “Nuk mendoj se është kaq e lehtë të flasësh sot. Ka qenë një nder dhe kënaqësi të stërvit këtë klub, këtë ekip. Së pari, do të doja të falënderoja presidentin tim të dashur, Florentino Pérez. Ka qenë një përvojë e mrekullueshme, faleminderit për këto...