Në prag të ndeshjes për javën e fundit në La Liga me Bilbaon trajneri kampion me barcelonën Hansi Flik doli para mediave për të dhënë detaje nga kampi i tij:
“Jemi shumë të përqendruar. E pashë ekipin shumë të përfshirë dhe të gatshëm për të demonstruar potencialin e tyre”.
Për rinovimin e Jamal…“Kam besim të plotë tek ai, lojtari e di këtë. Ai e do të luajë këtu në Barcelonë”.
Për qëndrimin e Sheznit“Gjëja më e rëndësishme, dhe fola për këtë me Dekon (Drejtori sportiv, red), është që lojtarët kryesorë të qëndrojnë për të garantuar të ardhmen e Barcelonës. Unë dhe drejtori flasim shumë dhe jemi në të njëjtën gjatësi vale: ai di si ta forcojë ekipin”.
Për të ardhmen e Araujo ende në Barcelonë.
“Sigurisht, ai nënshkroi rinovimin. Unë besoj tek ai 100%. Nuk ka qenë një sezon i lehtë për të, me Kubarsin dhe Inigon kaq të konsoliduar, por jam i sigurt se Araujo do të përmirësohet shumë sezonin e ardhshëm”.
Për largimin e mundshëm të Ansu Fati…“Nuk është vendimi im; ai ka një kontratë dhe do të vendosë vetë. Kur të dëshirojë të flasë me mua, do të flasim për këtë, por ai do të vendosë”.
Për Luiz Diaz dhe Rashford, objektivat e klubit në treg.“Nuk dua të flas për lojtarë që nuk janë në ekipin tim, por të dy janë lojtarë fantastikë dhe më pëlqejnë. Do të shohim çfarë ndodh”.